Bota

VD/ Ndërroi rrobat në aeroport me një sirian, arrestohet diplomati amerikan

22 Dhjetor 2021, 19:36 Nga DOSJA
VD/ Ndërroi rrobat në aeroport me një sirian, arrestohet

STAMBOLL – Një diplomat amerikan u arrestua pasi u kap në aeroportin e Stambollit duke i dhënë pasaportën e tij një shtetasi sirian. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në 11 nëntor të këtij viti. Punonjësi i konsullatës amerikane në Bejrut është fiksuar nga kamerat e sigurisë në aeroportin turk duke ndërruar rrobat e tij me atë të qytetarit sirian. Ky i fundit po përgatitej për të udhëtuar drejt Gjermanisë. Në momentin e arrestimit të punonjësit të shërbimit diplomatik amerikan në Bejrut iu gjetën 10 mijë dollarë.

Për sa i përket identiteti të personave, policia turke ka dhënë vetëm inicialet: R.S. (shtetasi nga Siria) dhe DJK (diplomati amerikan). Shtetasi amerikan po mbahet në burg nga autoritetet turke. SHBA nuk ka bërë asnjë reagim për ngjarjen e ndodhur.

İstanbul Havalimanı’ndan sahte pasaportla Almanya’ya gitmek isteyen Suriye uyruklu yolcu yakalandı. Sahte pasaportun ABD’nin Beyrut Konsolosluğu’nda çalışan bir diplomata ait olduğu ve diplomatın 10 bin dolar karşılığında yolcuya sattığı ortaya çıktı.

— Hürriyet.com.tr (@Hurriyet) December 22, 2021

Marrë nga “BBC”

(d,v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aeroporti i stambollit diplomati amerikan aeroporti i stambollit diplomati amerikan

Sondazh

Poll