Aktualitet

Në pranga për falsifikim dokumentesh të 6 mijë m2 tokë, zbulohen emrat

22 Dhjetor 2021, 11:22 Nga DOSJA
Në pranga për falsifikim dokumentesh të 6 mijë m2 tokë,

TIRANË Dy persona janë arrestuar nga polica pasi akuzohen për falsifikim dokumentash. Ruhi Vasili, 54 vjeç dhe Lavdrim Sulja, 42 vjeç, të dy banues në Kashar, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente noteriale të një notereje publike në qytetin e Tiranës dhe më pas i kanë paraqitur ato në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me qëllim përfitimin si dhurim të një sipërfaqeje të konsiderueshme toke, në fshatin Kashar. Po ashtu, është proceduarpersoni me inicialet A. B., 56 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Policia bëri sekuestron e kontratave noteriale të dyshuara të falsifikuara, të cilat ishin dorëzuar në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Finalizohet operacioni i koduar “Dhurimi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Vihen në pranga 2 shtetas, për falsifikim të dokumenteve, me qëllim përfitimin e një sipërfaqeje toke. Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Dhurimi”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve: R. V., 54 vjeç dhe dhe L. S., 42 vjeç, të dy banues në Kashar, Tiranë.Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente noteriale të një notereje publike në qytetin e Tiranës dhe më pas i kanë paraqitur ato në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me qëllim përfitimin si dhurim të një sipërfaqeje të konsiderueshme toke, në fshatin Kashar. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht shtetasin A. B., 56 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale kontratat noteriale të dyshuara të falsifikuara, të cilat ishin dorëzuar në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni dhurimi tirane operacioni dhurimi tirane

Sondazh

Poll