Aktualitet

Dështon sërish seanca ndaj grupit “Shullazi”, gjyqtari dorëzon dy raporte mjekësore. Dani kundër gjyqtares Boksi

24 Qershor 2019, 10:12 Nga DOSJA
Dështon sërish seanca ndaj grupit “Shullazi”, gjyqtari

TIRANË- Dështon për të 14-tën herë radhasi procesi gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij. Edhe kësaj here shkak është bërë mungesa e gjyqtarit Arben Vrioni për probleme shëndetësore.

Ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor kishte caktuar për plotësimin e treshes gjykuese, gjyqtari Vrioni se ka dorëzuar dy raporte mjekësore për pamundësi të përkohshme për paraqitje në punë, deri në datë 14 korrik.

Për shkak të mungesës së tij, Gjykata shtyu seancën për në 1 korrik dhe vendosi që t’i drejtohej KLGJ-së me shkresë, për të marrë dijeni për shkaqet e mungesës së gjyqtarit.

Gjithashtu gjatë seancës së sotme, i pandehuri Gilmando Dani kundërshtoi sërish gjyqtaren Albana Boksi duke kërkuar largimin e saj me pretendimin se e kishte gjykuar njëherë. 

Ti ke dhënë një vendim pro Ylvi Beqjes, nuk mund të gjykosh këtë çështje. Nuk jep dot një vendim pro nesh”, tha Dani gjatë seancës.

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Emiljano Shullazi u arrestua me urdhër të Prokurorisë, ndërsa ishte shoqëruar nga policia si i dyshuar për kërcënimin e kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Prokuroria e akuzoi atë për gjobëvënie ndaj bizneseve të ndryshme, kërcënime me tritol dhe krime të realizuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Mes çështjeve nën hetim gjendet edhe rasti i ish-hotel Vollgës, ku Emiljano Shullazi është bërë pronar i 20 për qind të pronës përmes një kontrate dhurimi të firmosur nga Ylvi Beqja. Prokuroria dyshon se kompania “Saudit Brother” është shtrënguar t’i japë 20% të pronës Shullazit

TË DËNUARIT

Emiljano Shullazi 14 vjet

Gilmando Dani 12 vjet burg

Endri Qyqa 10 vjet burg

Endri Zela 10 vjet burg për

Blerim Shullazi 9 vjet burg

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deshton seanca ndaj bandes se shullazit dosja shullazi emiliano shullazi deshton seanca ndaj bandes se shullazit dosja shullazi emiliano shullazi

Sondazh

Poll