Bota

“Trump më mbështeti pas murit dhe hoqi pantallonat”, deklarata tronditëse e shkrimtares së famshme

22 Qershor 2019, 10:40 Nga DOSJA
“Trump më mbështeti pas murit dhe hoqi pantallonat”,

SHBA– Donald Trump është duke u përballur me një akuzë të rëndë, pasi shkrimtarja e njohur E Jean Carroll pretendon se është abuzuar seksualisht nga lideri i SHBA-së, duke shtuar një rast tjetër të ngacmimeve seksuale me dhunë në listën e akuzave të presidentit.

Shkrimtarja e njohur, E Jean Carroll në artikullin e saj për “New York Times” tregon një incident në të cilin ajo hasi presidentin Trump në një dyqan në Manhattan kohë më parë, në vitet 1995-1996.

Carroll ishte 52 vjeçe në atë kohë, ndërsa Donald Trump ishte rreth moshësh 49-50 vjeç dhe i martuar me Marla Marples.

Në një deklaratë të gjatëpas akuzave të rënda, Trump tha:“Kurrë nuk e kam takuar këtë person në jetën time”.

Carroll pretendon se Trump e sulmoi atë në dhomën e zhveshjes në dyqan, pasi i kishte kërkuar asaj këshilla për të përzgjedhur një dhuratë për një mikeshë të tijën. Pasi ai zgjodhi veshjen, i kërkoi me mirësjellje që ta provonte pak, dhe shkuan në dhomat e provës.

Kur ata arritën në dhomën e provës, Carroll pretendon se Trump abuzoi me të përreth tre minutave duke e sulmuar seksualisht.

Ai kapi dy krahët e mi dhe më shtyu drejt murit për herë të dytë kundër murit për herë të dytë dhe, kur bëhem e vetëdijshme se sa i madh ishte ai, më shtrengoi përsëri dhe më mbashteti më shpatullat e tij të mëdha dhe fut duart poshtë fustanit tim duke më hequr të brendshmet “, – ka rrëfyer shkrimtarja për episodin në të cilin pretendon se është abuzuar nga Donald Trump.

“Në një “luftë kolosale” ai hoqi pantallonat e tij dhe futi gishtat e tij rreth organeve gjenitale të saj dhe e futi penisin e tij brenda meje,”– ka vijuar më tej rrëfimi tronditës i Carroll

Carroll tha në artikullin e saj se ajo nuk kishte shkuar në polici me një ankesë menjëherë pas incidentit të supozuar dhe se nuk kishte dëshmi vizive apo dëshmi të tjera të qëndrueshme të ngjarjeve për të vërtetuar pretendimet e saj.

Burimi: The Guardian

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota akuza per abuzime seksuale donald trump e jean carroll presidenti i shba-së akuza per abuzime seksuale donald trump e jean carroll presidenti i shba-së

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2019, 15:30

Ish-presidenti Sarkozy akuzohet për korrupsion

FRANCË- Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të gjykohet për korrupsion.“France 24” raporton se Sarkozy dhe avoktai i tij Thierry Herzog, dhe ish-...