Aktualitet

Grabitja e noterit në Sarandë, Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e të dyshuarve

22 Dhjetor 2021, 07:29 Nga DOSJA
Grabitja e noterit në Sarandë, Gjykata e Apelit rrëzon

GJIROKASTËR– Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka rrëzuar kërkesën e dy personave të dyshuar për grabitjen noterit në Sarandë Thoma Kaçi në 20 tetor të këtij viti. Nga vendimi i zbardhur i gjykatës mësohet se dy personat, Oltjon Kolonja alias Oltjon Pula dhe Vladrias Himaj kishin kërkuar në Gjykatë sigurimin e dy provave.

E para, sekuestrimin e regjistrimeve video për datën 20.10.2021 të realizuara nga kamerat e sigurisë të Policisë Kufitare Sarandë, me arsyetimin se ditën e ngjarjes, afërsisht në të njëjtën orë, kur ka ndodhur vjedhja e banesës së çiftit Kaçi, kërkuesit kanë qenë në subjektin “Old House”, me vendndodhje përballë Policisë Kufitare, dhe se ekziston rreziku që këto filmime të fshihen për shkak të afatit kohor.

E dyta, kryerja e veprimit hetimor të paraqitjes për njohje nga bashkëshortja e noterit Martha Kaçi me personin nën hetim, me arsyetimin se është kryer veprimi hetimor i paraqitjes për njohje vetëm Thoma Kaçi.

Prokurori i çështjes kishte kërkuar që të pranohej vetëm paraqitja për njohje me bashkëshorten e noterit, por Gjykata e Sarandës vendosi rrëzimin e të dyja kërkesave të të dyshuarve me argumentin se “konstatohet lehtësisht se sigurimi i provës për kryerjen e sekuestrimit të regjistrimeve video për datën 20.10.2021 të realizuara nga kamerat e sigurisë të Policisë Kufitare nuk është nga rastet e parashikuara nga kjo dispozitë, dhe për rrjedhojë kërkesa për këtë pikë të kërkimit duhet të rrëzohet.

Grabitja ndaj noterit në Sarandë, ndodhi më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1. Autorët u futën të maskuar brenda banesës së noterit duke i kërcënuar me kallashnikov, ku morën 20 milionë lekë të vjetra. Noteri Thoma Kaçi nuk pësoi dëmtime fizike e pas ngjarjes njoftoi menjëherë Policinë për të denoncuar grabitjen. Tre autorët e dyshuar, Oltjon Kolonja allias Oltjon Pula, Vladrias Himaj dhe Elis Avduli allias Mile Xhafa nuk i kanë pranuar akuzat e grabitjes, ndërkohë që pista kryesore e hetimeve është grabitja për hakëmarrje. Kjo pasi Kaçi është nën hetim sepse dyshohet se ka falsifkuar dokumentet për shit-blerjen e 28 apartamenteve.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet noteri ne sarande thoma kaçi grabitet noteri ne sarande thoma kaçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2021, 22:18

Shënohet viktima e parë në Izrael nga Omicron

TIRANË– Varianti ‘Omicron’ i koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e pare. Konkretisht mësohet se viktima e parë në Izrael është një 60-vjeçar që...