Aktualitet

Grabitës të specializuar të qendrave tregtare, arrestohen 5 shqiptarë në Itali

22 Dhjetor 2021, 07:07 Nga DOSJA
Grabitës të specializuar të qendrave tregtare, arrestohen 5

ITALI – Dy gra dhe tre burra të gjithë me kombësi shqiptare janë arrestuar pasi ishin përgjegjës për dhjetra vjedhje në qendrat tregtare në të gjithë Italinë. Sipas hetimeve, rezulton se banda shkonte nga Shqipëria për në Itali, merrte makina me qira dhe kryente një sërë vjedhjesh dhe më pas ktheheshin sërisht në vendin e tyre. Malli i sekuestruar kap vlerën e 8 mijë eurove.

Hetimet për identifikimin e kanaleve të marrjes së mallit që mund të kishte destinacionin jashtë Italisë po vazhdojnë. Të pestë shqiptarët në momentin e arrestimit ndodheshin në një qendrën tregtare në Portogruaro. Hetimet kanë nisur në muajin shtator pas denoncimit të avokatëve të zinxhirit të firmës së njohur H&M.

Prokuroria Publike e Pordenones ka nisur një hetimor të gjërë duke kryer edhe analiza të përgjimeve të celularëve, të cilët identifikuan bandën. Vetëm midis shtatorit dhe dhjetorit dhe vetëm në Friuli Venezia Giulia dhe Veneto, banda ka kryer të paktën 14 vjedhje.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit e komisariatit të Pordenones, dy femrat hynin në dyqane dhe pasi i kishin hequr rrobat nga varëset, i fshehën mes rafteve ku i gjenin më pas dy burra, të cilët i fshihnin në karrocat e pazarit të pajisur me anti -pajisjet e vjedhjes.  Personi i tretë shërbente jashtë si roje.

Marrë nga ilgazzettino.it

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptare ne itali policia italiane arrestohen shqiptare ne itali policia italiane

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2021, 22:18

Shënohet viktima e parë në Izrael nga Omicron

TIRANË– Varianti ‘Omicron’ i koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e pare. Konkretisht mësohet se viktima e parë në Izrael është një 60-vjeçar që...