Bota

Kurti publikon foton: Mora dozën e tretë të Covid, duhet ta merrni edhe ju

21 Dhjetor 2021, 19:34 Nga DOSJA
Kurti publikon foton: Mora dozën e tretë të Covid, duhet ta

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka marrë ditën e sotme dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Me anë të një postimi në Instagram, Kurti shkruan se është urgjente që të gjithë qytetarët që kanë marrë dy dozat e mëparshme, të marrin dozën përforcuese.

Postimi i Plotë:

Sot e kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal në të njëtën kohë dhe të njëjtën qendër të vaksinimit. Mundësia për të marrë të dyja vaksinat njëkohësisht, na jep mundësinë të mbrohemi nga të dyja sëmundjet, për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Sidomos kur e gjithë bota po përballet me variantin e ri të virusit Corona, i cili pritet shumë shpejt të vijë edhe në Kosovë, është urgjente që të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës sa të kalojnë gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

 

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti kurti merr dozen e trete te vaksines se covid albin kurti kurti merr dozen e trete te vaksines se covid

Sondazh

Poll