Bota

VIDEO/ Përmbytje në Malajzi, humbin jetën 14 persona

21 Dhjetor 2021, 20:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Përmbytje në Malajzi, humbin jetën 14 persona

MALAJZI- Malajzia është goditur nga përmbytjet më të këqija që kanë goditur vendin në dekada. BBC shkruan se gjatë fundjavës, shiu i rrëmbyeshëm goditi vendin dhe shkaktoi përmbytje të rënda në tetë shtete, duke zhytur pjesërisht disa qytete dhe fshatra.

Besohet se të paktën 14 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve dhe dhjetëra mijëra janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Ushtria Malajziane po kryen operacione kërkimi dhe shpëtimi me varka dhe dërgon furnizime për njerëzit që janë ende të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Situata mund të përkeqësohet pasi Departamenti Meteorologjik parashikoi më shumë reshje shiu dhe stuhi në ditët në vijim, të cilat mund të çojnë në më shumë përmbytje.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota permbytje ne malajzi permbytje ne malajzi

Sondazh

Poll