Bota

VIDEO/ Aksioni në veri të Kosovës, momenti i arrestimit të ish-kreut të Shtërpcës

21 Dhjetor 2021, 17:37 Nga DOSJA
VIDEO/ Aksioni në veri të Kosovës, momenti i arrestimit të

TIRANË- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur arrestohet ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliç i njohur si Braca nga policia e Kosovës. Indeksonline shkruan se gjithaashtu në pranga është vënë edhe drejtori i Urbanizmit, Dimitrije Raçiqeviç si dhe disa zyrtarë e pronarë biznesesh.

Aksioni lidhet me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë. Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, e ka cilësuar si aksionin ndër më të mëdhenjtë në luftën kundër korrupsionit.

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës zhvilluan sot një aksion në Shtërpcë, ku u arrestuan dhjetë persona të cilët dyshohen për marrje të ryshfeti, dhënie të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Aksioni i cili është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ka vënën në pranga edhe ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës. Përveç tij, janë arrestuar edhe drejtori i Urbanizmit, disa zyrtarë tjerë dhe pronarë të firmave, të cilët dyshohen për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aksioni i policise se kosoves bratislav nikoliç dimitrije raçiqeviç aksioni i policise se kosoves bratislav nikoliç dimitrije raçiqeviç

Sondazh

Poll