Bota

Djali i El Chapos urdhëron vrasjen e këngëtarit, s’pranoi t’i performonte në dasmë

21 Dhjetor 2021, 16:55 Nga DOSJA
Djali i El Chapos urdhëron vrasjen e këngëtarit, s’pranoi

SHBA– Djali i bosit famëkeq meksikan të drogës ‘ El Chapo ‘ akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e një këngëtari të famshëm pasi refuzoi të performonte në dasmën e tij. Departamenti i Shtetit Amerikan ka zyrtarizuar akuzën ndaj Ovidio Guzman Lopez, djalit të Joaquin Archivaldo Guzman Loera, (El Chapo).

Ovidio Guzman, 31 vjeç, akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e një këngëtari të famshëm meksikan, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije. Gjithashtu nuk dihet ende nëse vrasja është kryer apo jo.

Lidhjet mes artistëve dhe tregtarëve të drogës në Meksikë nuk kanë qenë të pakta. Për vite me radhë, këngëtarë dhe aktorë të njohur kanë marrë pjesë në evente të organizuara nga trafikantët e drogës, por këtë herë siç duket ‘shënjestra’ ka qëlluar kokëfortë.

El Chapo aktualisht po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA pasi akuzohet për vrasje, pastrim parash, trafik droge, shantazh dhe krim të organizuar. Autoritetet amerikane tashmë kërkojnë të arrestojnë katër fëmijët e tij dhe ofron 5 milionë dollarë për çdo informacion që çon në arrestimin fëmijëve të El Chapos.  

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota el chapo joaquín archivaldo guzmán loera ovidio guzman ovidio guzmán lópez el chapo joaquín archivaldo guzmán loera ovidio guzman ovidio guzmán lópez

Sondazh

Poll