Bota

Shtëpisë së Bardhë i bashkohet një tjetër anëtar, Biden merr qenin Commander

21 Dhjetor 2021, 16:51 Nga DOSJA
Shtëpisë së Bardhë i bashkohet një tjetër

SHBA- Presidenti Joe Biden ka prezantuar ditën e djeshme anëtarin më të ri të familjes së tij, një qenë gjerman të quajtur Commander. The Guardian shkruan se Biden ndau një foto në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të qenit mashkull tre muajsh me një mbishkrim ku shkruhej: Mirë se erdhe në Shtëpinë e Bardhë, komandant.

Ai publikoi gjithashtu një video të shkurtër të tij duke i hedhur një top Komandantit dhe duke ecur me qenin në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë që gjithashtu u bë me dije se Shtëpisë së Bardhë do t’i bashkohet edhe një mace në muajin janar.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Poll