Bota

Aksioni në Kosovë, Vuçiç: Nuk gjetën kriminelë të tjerë po vetëm serbët

21 Dhjetor 2021, 17:20 Nga DOSJA
Aksioni në Kosovë, Vuçiç: Nuk gjetën

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksadër Vuçiç ka komentuar aksionin e sotëm të Policisë në veri të Kosovës. Novosti shkruan se Vuçiç ka ironizuar situatën, duke thënë se policia nuk ka gjetur kriminelë tjetër në Lipjan përveç serbëve. Vuçiç gjithashtu ka thënë se do të informohet më shumë rreth situatën kur të shkojë në Beograd dhe se do tu ofrojë ndihmë juridike personave të arrestuar.

“Në fillim thanë se esenca është se në veri të Kosovës dhe Metohisë jetojnë kriminelë dhe kanë bërë një fushatë, me një pjesë të mediave të Beogradit, me vite e jo me muaj, se janë kriminelë nga veriu. do të thoshin – çfarëdo që të bëjnë lejohet, sepse po e bëjnë, jo kundër serbëve, por kundër kriminelëve. Ata janë të gjithë kriminelë… Ata shkuan në Shtërpcë, arrestuan 10 veta dhe të gjithë kriminelët… Nuk e di se si nuk gjetën një kriminel tjetër në Lipjan, Uroshevac, diku tjetër, por vetëm në mesin e serbëve. Më shumë informacion do të marr kur të kthehem në Beograd dhe do t’u ofrojmë ndihmë juridike të gjithë njerëzve, serbëve, për të parë se për çfarë saktësisht bëhet fjalë,” tha Vuçiç.

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës zhvilluan sot një aksion në Shtërpcë, ku u arrestuan dhjetë persona të cilët dyshohen për marrje të ryshfeti, dhënie të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Aksioni i cili është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ka vënën në pranga edhe ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës. Përveç tij, janë arrestuar edhe drejtori i Urbanizmit, disa zyrtarë tjerë dhe pronarë të firmave, të cilët dyshohen për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aksioni i policise se kosoves aleksander vucic aksioni i policise se kosoves aleksander vucic

Sondazh

Poll