Art&Argëtim

Vuçic, Rama dhe Zaev: Cili është mesazhi i ngjyrës të kravatave të tyre?

21 Dhjetor 2021, 16:32 Nga DOSJA
Vuçic, Rama dhe Zaev: Cili është mesazhi i ngjyrës të

TIRANË– Sot, në Tiranë u zhvillua takimi i radhës në kuadër të nismës “Open Ballkan”, ku mediat serbe janë munduar që të “zbërthejnë” mesazhet e koduara. Po çfarë do të thotë secila prej ngjyrave dhe çfarë mesazhi dërgon secili nga tre politikanët?

Kravatë blu

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zgjedhur të mbajë sot nuancat blu dhe mendohet se tregon që jeni një person që mund t’ju besohet gjithmonë.

Kravata e kuqe

Rama zgjodhi një kravatë të kuqe që besohet se simbolizon dëshirën për dominim. Kjo ngjyrë kravatë zgjidhet nga njerëz që duan të tregojnë forcën dhe epërsinë e tyre. Por në rastin e Ramës mund të jetë edhe simbol i flamurit tonë kombëtar.

Kravata vjollcë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për takimin e sotëm zgjodhi një kravatë vjollcë, e cila zakonisht përdoret për të treguar bollëkun dhe pasurinë. Drejtori ekzekutiv i një kompanie në Nju Jork, Ross Znavor, tha një herë se në takimet e biznesit vendoste një kravatë lejla, duke pretenduar se tregonte vetëbesim dhe e ndihmonte që të linte një përshtypje të mirë.

Marrë nga Kurir.rs

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete kuriozitete

Sondazh

Poll