Art&Argëtim

Dhuratë për ekuipazhin,Tom Cruis dërgon me avion privat 300 ëmbëlsira Krishtlindjesh

21 Dhjetor 2021, 10:03 Nga DOSJA
Dhuratë për ekuipazhin,Tom Cruis dërgon me avion privat 300

SHBA- Aktori Tom Cruis ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të falenderuar ekuipazhin e tij të filmit “Mission: Impossible”. Mediat e huaja shkruajnë se Cruis ka dërguar avionin e tij privat nga SHBA në Britanin e Madhe për të shpërndarë 300 ëmbëlsira Krishtlindjesh. Aktori pagoi një shifër të madhe që avioni të fluturonte 5,500 milje përtej Atlantikut. 

“Tom donte t’i jepte ekipit të ‘Mission: Impossible’ një dhuratë për Krishtlindje dhe vendosi që të bënin vetëm ëmbëlsira nga furra e tij e preferuar në LA. Ai porositi që dyqani të bënte veçanërisht 300 ëmbëlsira dhe më pas ato u dërguan në MB me avionin e tij.”-tha një burim.

Prej kohësh dihet se aktori i njohur u dërgon ëmbëlsira kolegëve dhe miqve në Krishtlindje.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll