Art&Argëtim

Kërkesa e neveritshme/Babai i Britney Spears kërkon që këngëtarja të paguajë tarifat

21 Dhjetor 2021, 13:03 Nga DOSJA
Kërkesa e neveritshme/Babai i Britney Spears kërkon që

SHBA- Babai i këngëtares së famshme Britney Spears, Jamie, i cili para disa javësh u pezullua nga një gjykatës nga kujdestaria e vajzës së tij, vijon që të ketë kërkesa ndaj këngëtares. Mediat e huaja raportojnë se Jaime kërkon që këngëtarja të paguajë tarifat e tij ligjore dhe avokati i vajzës së tij e ka quajtur “të neveritshme” këtë kërkesë.

Dokumentet ligjore pretendojnë se “pagesa e menjëhershme” e tarifave do të lejonte që procesi të “përfundonte shpejt”. Kërkesa u depozitua nga avokati i Spears Alex M Weingarten më 12 nëntor 2021.

Jamie kishte kërkuar të merrte ‘konfirmimin, autorizimin dhe drejtimin’ e gjykatës për pasurinë e vajzës së tij për të paguar avokatët që ‘po marrin pjesë në procedurat në lidhje me detyrat e vazhdueshme të besueshmërisë së Jamie në lidhje me mbylljen e kujdestarisë. Gjatë gjithë kohës së kujdestarisë së saj 13-vjeçare, Britney-t iu kërkua të paguante të gjitha faturat ligjore të babait të saj.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz britney spears jamie spears britney spears jamie spears

Sondazh

Poll