Bota

Aksidenti në Kroaci, lirohet shoferi i autobusit ende pa kaluar ekspertizën

21 Dhjetor 2021, 15:33 Nga DOSJA
Aksidenti në Kroaci, lirohet shoferi i autobusit ende pa kaluar

KROACI –Është liruar shoferi i autobusit në Kroaci që më 25 korrik doli tragjikisht nga rruga, ku 10 shqiptarë nga Kosova humbën jetën teksa udhëtonin nga Gjermania për në Prishtinë.

Sipas Telegram, shoferi 52-vjeçar D. L, nga Kosova, i dyshuar si shkaktar i tragjedisë është dënuar me një muaj paraburgim dhe nga 27 korriku, deri në fund të nëntorit të këtij viti ka qënë në paraburgim. Më pas më 22 nëntor ai është liruar për t’u mbrojtur nga jashtë. Ai u lirua nga gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, Mirko Svirçeviç dhe kjo është bërë edhe pse shoferi i autobusit nuk ka kaluar ekspertizën psikiatrike, psikologjike dhe neurologjike të kërkuar nga Prokuroria e Qarkut. 

“Është jashtëzakonisht e paqartë pse gjyqtari Svirçeviq e liroi D.L. Ai, shofer kosovar, deri atëherë ka qenë në paraburgim për katër muaj dhe nuk ka pasur pengesa ligjore për vazhdimin e qëndrimit në burg edhe për një muaj, madje edhe për dy muaj, duke qenë se në raste të tilla paraburgimi mund të zgjasë deri në gjashtë muaj”, tha një ekspert ligjor.

Gjatë vendimit për vazhdimin apo heqjen e paraburgimit, shoferi D.L. nuk është përfaqësuar nga avokatët e tij mbrojtës, avokatët e Zagrebit, Igor Cishper dhe Ljubo Pavasoviç Viskoviç. Arsyeja e mundshme është se gjykatësi Svirçeviq e ka caktuar vendimin për këtë çështje shumë herët, që në orën 07:30. Më 13 dhjetor të këtij viti, D. L. duhej të përfundonte sërish në paraburgim. Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, koleg i gjyqtarit Svirçeviç, miratoi ankesën e prokurorisë kundër lirimit të shoferit të autobusit kosovar deri në përfundimin e ekspertizës së nevojshme, për ta përcaktuar kualifikimin e tragjedisë.

Për një nga aksidentet më të rënda të trafikut në Kroaci, ai që ndodhi të dielën e 25 korrikut të këtij viti në autostradën afër Slavonski Brodit në Kroaci, u shkrua me ditë të tëra. Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod e dënoi D.L me një muaj paraburgim për shkak të mundësisë së arratisjes si edhe pasi Kroacia dhe Kosova kanë marrëveshje për bashkëpunim në procedurë penale që parashikon ekstradimin reciprok të shtetasve për ndjekje penale.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni aksidenti i autobusit ne kroaci kosove kroaci aksidenti i autobusit ne kroaci kosove kroaci

Sondazh

Poll