Bota

Miratohet injeksioni që mund të parandalojë HIV/AIDS

21 Dhjetor 2021, 15:10 Nga DOSJA
Miratohet injeksioni që mund të parandalojë HIV/AIDS

SHBA- Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar mjekimin e parë të injektueshëm që mund të parandalojë HIV/AIDS, nëse merret çdo dy muaj. CNN raporton se medikamenti i ri quhet Apretude dhe është prodhuar nga GlaxoSmithKline.

Apretude është miratuar për të rriturit dhe adoleshentët që janë në rrezik të infektimit me HIV përmes seksit dhe që peshojnë të paktën 77 kilogramë. Dy dozat e para bëhen me një muaj diferencë, për të kuptuar nëse pacienti e toleron injeksionin, më pas nisin injeksionet çdo dy muaj.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota fda hiv-aids fda hiv-aids

Sondazh

Poll