Politike

VD-Korreshi:Shqiptarët s’po sherbetosin bakllavanë, se kanë frikë se ua hanë fëmijët

20 Dhjetor 2021, 12:22 Nga DOSJA
VD-Korreshi:Shqiptarët s’po sherbetosin bakllavanë, se kanë

TIRANË – Buxheti i shtetit shqiptar nuk e kalon Vitin e Ri, ashtu si gjeli i detit. Ky buxhet do ta lërë zi e më zi Shqipërinë, do të sjellë zi për familjet shqiptare, të cilat nuk po sherbetosin dot as bakllavanë, pasi kanë frikë se ua hanë fëmijët para Vitit të Ri. Më kujtohet koha kur mbanim mollët poshtë divanit, se kishim hall se i hanim para kohe.


Shikojini gjykatat, sa janë rritur divorcet. Pse? Sepse njerëzit nuk kanë bukë të hanë, nuk po përballojnë dot jetesën dhe kjo i çon në divorce çiftet.

Shikoni shëndetësinë, shikoni Spitalin e Lushnjes, ku ilaçet duhet ti blesh te farmacia përballë, sepse spitali s’ka vetë. Njerëzit kanë marrë kredi për tu kuruar nga Covid-19, pasi nuk e përballojnë dot kostot. Ku është shpërblimi për Covid-19?

Shikoni arsimin, po ashtu në ditët më të zeza të tij, kemi shkolla me 750 nxënës që nuk kanë as banjë. Degët nëpër universitete po mbyllen.

LAJMI KRYESOR: Rritet ndihma ekonomike! Basha akuza:’Trekëndëshi i Bermudës’ s’preket nga drejtësia

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll