Aktualitet

“Erdha të marr të sëmurin”/Qytetari: 10 ditë që ka rënë borë, rruga s’është pastruar

19 Dhjetor 2021, 19:56 Nga DOSJA
“Erdha të marr të sëmurin”/Qytetari: 10 ditë

ELBASAN– Një qytetar i bllokuar në fshatin Benë në Elbasan, ka denoncuar rrugën e bllokuar nga dëbora. Në “Ti Raporton”, ai ka denoncuar lidhur faktin se nuk futej dot në fshat për të marrë një person të sëmurë, në mënyrë që ta dërgonte në spital.

Sipas qytetarit, i cili ka preferuar që të qëndrojë anonim, rruga ishte e bllokuar prej 10 ditësh dhe fadromat ende nuk e kishin pastruar.

“Ndodhemi në fshatin Benë kam ardhur për të marrë një të sëmurë po nuk kaloj dot nga dëbora, ka 10 dite që ka rënë borë dhe akoma nuk është pastruar bravo shtetit shqiptar. Unë kam një prë që pres, dhe do flej këtu sot më duket, i sëmuri po shpëtoi mirë, unë s’kam nga t’ja mbaj,”-dëgjohet ai në video.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan elbasan

Sondazh

Poll