Ekonomi

Shqiptarët udhëtojnë për festa/Agjencitë: Korça s’ka më vende. Po kërkohet dhe Dubai

19 Dhjetor 2021, 19:13 Nga DOSJA
Shqiptarët udhëtojnë për festa/Agjencitë: Korça

Atmosfera e festave të fundvitit na ka përfshirë pothuajse të gjithëve. Megjithë masat kufizuese për shkak të pandemisë, shqiptarët po prenotojnë të udhëtojnë. Madje ka destinacione ku nuk ka më vende të lira.

“Korça nuk ka më vende të lira. Thethi, Valbona, Erseka, Vlora e Saranda janë shumë të kërkuara. Në rajon janë Brezovica, Kaloshina, Mavrova etj.”, tha Rrahman Kasa, Kreu i Unionit Turistik të Shqipërisë.

Dubai është shumë i kërkuar nga shqiptarët, për shkak të fluturimeve direkte dhe masave të pakta kufizuese.

220 mijë shqiptarë udhëtuan për fundviti në 2019, pra para pandemisë. Ndërsa këtë vit vlerësojmë, se rreth 120 mijë shqiptarë do udhëtojnë.

Ajo që u vu re që në pushimet verore është se shqiptarët prenotojnë, por qëndrojnë me pak ditë. Nëse rrinin 4-5 ditë në Brezovicë, Korçë etj, tani rezervojnë vetëm 2-3 ditë.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale festat e fundvitit udhetime per festat festat e fundvitit udhetime per festat

Sondazh

Poll