Ekonomi

Buxheti 2022! Meta analizon ‘paketën fiskale’, kthen TVSH dhe taksat, kalon akciza

16 Dhjetor 2021, 18:30 Nga DOSJA
Buxheti 2022! Meta analizon ‘paketën fiskale’, kthen TVSH dhe

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kaluar dhe kthyer për rishqyrtim disa ligje të paketës fiskale! Në njoftimet zyrtare, Meta fillimisht ka kthyer për rishikim në Kuvend ligjin për TVSH-në, por i është hedhur poshtë brenda dy orësh nga Komisioni i Ekonomisë, që ka rrëzuar çdo propozim nga ana e kreut të shtetit. Ndërkohë që tani projektligji do të kalojë sërish për miratim në Kuvend. Sipas Metës ky ligj lejon trajtim fiskal të diferencuar, që në thelb shkel parime e të drejta themelore kushtetuese. Po ashtu, duket se Meta shesh si të padrejtë edhe ndryshimin e ligjit për TVSH-në, ku hiqet kompensimi 6% për fermerët, rivendoset taksa 10% për inputet bujqësore, e gjithashtu vendoset tavan i ri për investimet në bujqësi që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së.

Pasi njoftoi kthimin e ligjit për TVSH, Presidenti Meta ka dekretuar ligjin për ‘Akcizat’, të dyja pjesë e Paketës Fiskale 2022, duke sqaruar se skema e re e përgatitur nuk krijonte hapësira ligjore për shmangie nga pagesa. Megjithatë nuk mbaron me kaq. Kjo pasi presidenti ka kthyer edhe ligjin për taksat kombëtare, me pretendimin se është shkelur parimi i barazisë së barrës fiskale dhe krijohet regjim të diferencuar ligjor diskriminues. Numri një i shtetit shton gjithashtu se vendosja e taksës për furnizimin me karburant të mjeteve lundruese në zonat e lira doganore, mund të shihet në dukje sikur ka për qëllim shmangien e abuzimeve dhe përfitimeve të padrejta nga mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi. Por kjo gjë sipas tij (taksa 65 lekë/liter) përbën një trajtimi preferencial në krahasim me të tjerët që taksën për të njëjtin produkt e kanë 90 lekë/litër. Gjithashtu Meta shton se vendosja e taksës për importimin ose prodhimin e qumështit pluhur, hirra e qumështit dhe kremi i qumështit, përsëri mbetet e diferencuar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Meta kthen për rishqyrtim ‘taksat’: Diskriminuese! Favorizohen jahtet, jo qytetarët

Paketa fiskale/ Meta dekreton ligjin për akcizat: Synon konsolidimin e të ardhurave!

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për kthimin e ‘Buxhetit 2022’

Meta kthen në Kuvend ligjin për TVSH-në: Favorizon jahtet e sektorët luksozë

Ndërkohë që jo më larg se në 10 dhjetor Presidenti Meta ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për ‘Buxhetin 2022’, duke e konsideruar atë plan financiar antisocial. Sipas Metës, ‘Buxheti 2022’, i cili në Kuvend u kundërshtua edhe nga deputeti Erion Braçe ka mangësi të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat sociale si dhe paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik. Megjithatë sërish Kuvendi e kaloi me 77 vota pro dhe 46 kundër më 25 nëntor. Në këtë buxhet për të gjithë vitin që vjen, pa marrë parasysh rishikimet që mund të bëhen përgjastë vitit, parashikohet që të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe të shpenzohen 637.6 miliardë lekë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi politike buxheti 2022 ilir meta buxheti 2022 ilir meta

Sondazh

Poll