Ekonomi

3.000 burra s‘paguajnë për fëmijët, refuzojnë t’u japin pensionin pas divorcit

18 Dhjetor 2021, 18:59 Nga DOSJA
3.000 burra s‘paguajnë për fëmijët, refuzojnë

Për 14 vjet me radhë, ish bashkëshorti refuzoi të paguante çka gjykata urdhëroi për rritjen e fëmijës së tyre dhe për 14 vjet, Miranda Merkohasani e mori pensionin për fëmijën përmes përmbarimit shtetëror.

Gruaja është e vendosur se derisa vajza të mbushë 25 vjece dhe të përfundojë studimet, i ati duhet të paguajë detyrimin ushqimor.

Në Shqipëri, gati 3 mijë shtetas refuzojnë të paguajnë detyrimin ushqimor që vendos gjykata dhe në këto kushte, gratë i drejtohen përmbarimit shtetëror por burrat përherë e më shumë insistojnë se nuk kanë të ardhura dhe s’kanë punë.

Piro Lutaj, drejtor i përgjithshëm i përmbarimi: Për fat të keqm, shifra është e lartë, sepse çiftet në Shqipëri pas divorcit nuk e kuptojnë se për të vazhduar jetën, ata duhet të kujdesen për fëmijën.

Në bazë të denoncimeve të shërbimeve të përmbarimit shumë nga këta shtetas kanë përfunduar të akuzuar në prokurori, ndërsa nuk mungojnë rastet e tjetërsimit të pasurive vetëm e vetëm që i ati të mos paguajë pensionin ushqimor.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale divorc pension ushqimor tirane divorc pension ushqimor tirane

Sondazh

Poll