Art&Argëtim

‘Puthi vëllain në buzë’/21 vite më parë Angelina Jolie tronditi publikun

19 Dhjetor 2021, 15:45 Nga DOSJA
‘Puthi vëllain në buzë’/21 vite më parë

SHBA- Aktorja Angelina Jolie shpesh është përfolur për skandale të ndryshme. Mediat e huaja shkruajnë se si sot para  21 vitesh ka ndodhur puthja e aktores me vëllain, një moment i cili u përfol gjatë. Angelina dhe vëllai i saj James gjithmonë kanë intriguar publikun me afërsinë e tyre, por pas puthjes të gjithë dyshuan për një dashuri jo vëllazërore mes tyre.

Momenti ndhodhi gjatë ceremonisë së çmimeve ‘Oscar 2000’, ku Angelina 24-vjeçare mori njohjen për rolin më të mirë dytësor në filmin “Girl Interrupted”. Me rastin e marrjes së çmimit, ajo tha se sa e emocionuar është. Pas marrjes së çmimit, ajo ka puthur të vëllain në buzë në tapetin e kuq.

“Jam e shokuar. Jam shumë e dashuruar me vëllain tim tani. Ai vetëm më tha se sa shumë do të thotë për të dhe e di që është i lumtur për mua. Faleminderit për këtë”,- tha Angelina.

Gjesti mes tyre ishte jashtëzakonisht i papërshtatshme dhe shumë komentuan se ishte një puthje e njerëzve mes të cilëve mbretëron kimia. Teksa e gjithë bota komentoi për afërsinë e tyre, u përhapën thashethemet për incest.

Në një intervistë, aktorja shpjegoi më pas se mes tyre ka vetëm dashuri vëllazërore dhe motër, dhe James Haven tha të njëjtën gjë.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz angelina jolie james haven angelina jolie james haven

Sondazh

Poll