Art&Argëtim

Sateliti shqiptar, viruset e avancimet teknologjike, parashikimet nga “The Simpsons”

19 Dhjetor 2021, 14:29 Nga DOSJA
Sateliti shqiptar, viruset e avancimet teknologjike, parashikimet nga “The

SHBA –   Seriali i famshëm amerikan “The Simpsons”, një nga më specialët, me fansa në te gjithë botën, ka transmetuar për 32 vjet dhe në këtë kohë transmetimi është bërë i famshëm për disa nga parashikimet epike që ka sjellë historia.

Sipas Unilad, nga avancimi dhe shpikjet teknologjike, tek sendet e përditshme, shpërthimet e sëmundjeve e madhe dhe satelitin e famshëm shqiptar. Në listën e mëposhtme janë disa nga parashikimet më të çuditshme dhe reale që dolën nga ky serial:

Ora inteligjente (Smart Watch)

Në episodin e gjashtë të sezonit 1995, “Lisa’s ëedding”, (dasma e Lisës) fansat panë bashkëshortin e Lisa Simpson duke folur nga një telefon që ishte në kyçin e tij të dorës. Ndonëse episodi kishte paraqitur të ardhmen, ora e parë inteligjente nuk u krijua deri në vitin 2013. Në ditët e sotme, orët inteligjente janë kudo, derisa njerëzit janë në gjendje të bëjnë shumë më tepër se sa thjesht të shohin kohën me to duke shërbyer si një mini telefon kompakt. The Simpsons gjithashtu ka parashikuar edhe teknologji të tilla si lojërat Guitar Hero dhe Farmville.

Sateliti shqiptar

Një tjetër parashikim interesant që doli nga seriali The Simpsons ka të bëjë edhe me Shqipërinë. Bëhet fjalë rreth dërgimit të satelitit shqiptar në hapësirë. Ky synim u prezantua nga Kryeministri Edi Rama, i cili tha se pas disa vitesh Shqipëria do të kishte dy satelitët e vetë në hapësirë.

Ebola

The Simpsons janë të bindur se seriali parashikoi shpërthimin e Ebolës në vitin 2014 në episodin e vitit 1997, “Lisa’s Sax”. Në episod, Marge sugjeroi që Barti, i sëmurë të lexonte një libër të quajtur “George Curious and the Ebola Virus”. Sigurisht, Ebola kishte qenë rreth e rrotull për një kohë, por nuk ishte shumë e përhapur në atë kohë. Vite më vonë, në vitin 2014, fansat filluan të pyesin nëse shpërthimi i Ebolës ishte planifikuar gjatë gjithë kohës.

Coronavirusi

Në mënyrë të ngjashme me Ebolën, The Simpsons dukej se parashikonin shpërthimin e coronavirusit të vitit 2020 në një episod të vitit 1993. Në sezonin e katërt të episodit “Marge in Chains”, Springfield goditet me “Gripin Osaka”, pasi u përhap aksidentalisht nga një punëtor japonez i fabrikës. Njerëzit në qytet nxituan për të gjetur një kurë, por vite më vonë, u kap dhe ngjashmëria me COVID-in. Megjithatë, ish-shkrimtari i The Simpsons, Bill Oakley e kritikoi krahasimin.

“Nuk më pëlqen të përdoret për qëllime të liga. Ideja që dikush e shpërdoron atë për ta bërë coronavirusin të duket si një komplot aziatik, është e tmerrshme”, ka thënë ai.

Peshku me tre sy – Sezoni 2, Episodi 4

Në këtë episod të vitit 1990, Bart kapi një peshk me tre të quajtur Blinky në lum pranë termocentralit. Më shumë se një dekadë më vonë, një peshk me tre sy u zbulua në një rezervuar në Argjentinë. Çuditërisht, vetë rezervuari ushqehej nga uji nga një termocentral bërthamor.

The Simpsons ka pasur 33 sezone – apo më shumë se 700 episode, natyrisht dhe filmi në vitin 2007.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete kuriozitete edi rama dhe sateliti shba the simpsons edi rama dhe sateliti shba the simpsons

Sondazh

Poll