Art&Argëtim

“Nuk po jetoja dot në lëkurën time”,modelja seksi rrëfen vështirësitë: Nuk festoja..

19 Dhjetor 2021, 12:08 Nga DOSJA
“Nuk po jetoja dot në lëkurën time”,modelja seksi

TIRANËModelja e njohur Adrola Dushi, si rrallë herë na ka rrëfyer për vështirësitë gjatë jetës së saj, nga lindja e djalit deri tek karriera e saj në Amerikë.  E ftuar në “Prive” Adrola ka treguar se gjatë 6 viteve të fundit vetëm puna shkonte mirë dhe djali i saj gëzonte shëndet, por jeta e saj në asnjë lloj drejtimi nuk shkonte mirë.

“Në këto 6 vite të fundit të jetës time vetëm puna shkonte mirë dhe djali im gëzonte shëndet, por jeta ime në asnjë lloj drejtimi nuk shkonte mirë. Nuk festoja ditëlindje, vetëm shkoja në punë për të pasur lekët e mia. Mua ma bënë surprizë ditëlindjen ishte koha e karantinës, po reflektoja me veten, pasi isha bërë njeri i zi dhe nuk po jetoja dot në lëkurën time më. Pandemia solli të mira në jetën time personale. Në jetën time pas shumë kohe ku nuk po gjeja një dritë jeshile, erdhi ditëlindja ime dhe prej asaj kohe jam shumë falënderuese për çdo gjë në jetën time,’’ – tha modelja.

Adrola Dushi edhe pse punon prej kohësh në Amerikë si modele, ka pasur edhe projekte në Shqipëri. Ajo shprehet se të punosh modele në Shqipëri është shumë stresuese. 

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll