Zhduket e mitura nga Elbasani, nëna alarmon policinë
ELBASAN– Një grua ka kallëzuar në polici humbjen e vajzës së saj të mitur. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gruaja me inicialet M.K., ka denoncuar...
TIRANË– Mehdi Vaka, 51 vjeç, banues në Marikaj dhe Arben Laçi 46 vjeç, banues në Paskuqan janë vënë në pranga pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje. Në njoftimin e Policisë së Tiranës bëhet me dije se 46-vjeçari që u kap me një armë zjarri të llojit kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak. Ndërsa 51-vjeçari Vaka është kapur me armë zjarri automatik me 13 fishekë në karikator dhe një fishek në fole.
Njoftimi i policisë Tiranë: Kontrolle të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbanë ato pa leje në banesë. Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe të Komisariatit të Policisë Vorë, janë goditur dy raste të armëmbatjes pa leje. Vihet në pranga nga Komisariati i Policisë Nr. 5, një 46-vjeçar që u kap me një armë zjarri kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak.
Ndërsa nga Komisariati i Policisë Vorë është vënë në pranga një 51-vjeçar që u kap me një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë. Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamzë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 46 vjeç, banues në Paskuqan 2.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti e sekuestroi një kallashnikov dhe 293 fishekë lufatrak. Po nga kontrollet e kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 51 vjeç, banues në Marikaj. Gjatë kontrollit të ushtruar në një serë pranë banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me 13 fishekë në karikator dhe një fishek në fole. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(F.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
ELBASAN– Një grua ka kallëzuar në polici humbjen e vajzës së saj të mitur. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gruaja me inicialet M.K., ka denoncuar...
TIRANË– Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 11:00 për të shpallur rezultatin përfundimtar të referendumit për...
TIRANË– Pyetja se ku u ulën 5 mijë e 4 delegatë në sallën e Pallatit të Kongreseve gjatë mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike mund të...
TIRANË– Vilson Gjata, 26 vjeç është vënë në pranga pasi akuzohet se dhunonte dhe deturonte bashkëshorten e tij 27-vjeçare që të ushtron...
GREQI– Esmeralda Shira, 35 vjeç me origjinë nga Shqipëria dhe banuese në Greqi rezulton e zhdukur prej tre ditësh. Denoncimi është bërë nga gazetar...
Policia e Kukësit. U arrestua shtetasi Gentjan Laçi, banues në Dibër, për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Goditet 1 tjetë...
TIRANË– Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vojo Bregu shkruan se takimi i Ministres së Bujqësisë, Frida Krifca përfaqësues...
KORÇË- 15 persona janë bllokuar pasditen e djeshme në fshatin Panarit në zonën e quajtur ‘Mashkullorë’, për shkak të reshjeve të shumta ...
ITALI– Një 30-vjeçar shqiptar me inicialet L.E. është dënuar me 10 muaj burg. Mediat italiane shkruajnë se i riu është kapur me 6 pako me 15 gramë ...
GJIROKASTËR- Shkrimtari Ismail Kadare si dhe bashkëshortja e tij Helena kanë vizituar vendin e tyre të lindjes ditën e djeshme. Të shoqëruar nga Ministrja ...