Aktualitet

MUNGESAT- Kamera hyn pas Bashës në Pallatin e Kongreseve, numërohen LIVE karriget

19 Dhjetor 2021, 10:04 Nga DOSJA
MUNGESAT- Kamera hyn pas Bashës në Pallatin e Kongreseve,

TIRANË– Pyetja se ku u ulën 5 mijë e 4 delegatë në sallën e Pallatit të Kongreseve gjatë mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike mund të ketë munduar çdo shqiptar në orët e fundit. Gazetari i Syri TV, Ermal Rizaj ka shkuar mbrëmë te Pallati i Kongreseve dhe ka numëruar LIVE karriget ku Lulzim Basha dhe Jemin Gjana pretenduan se ishin ulur 5004 delegatë. 

Nga numërimi prej 30 minutash rezultoi se numri i karrigeve ishte shumë herë më pak se numri i delegatëve që raportoi Gjana, konkretisht 1958 karrige. 

Sipas numërimit të të gjitha zonave të Pallatit të Kongreseve, mungojnë 3046 karrige për të arritur shifrën e rreme të Bashës dhe Jemin Gjanës. Dhe këto vende me siguri nuk gjenden as në hollin e kësaj ndërtese. Gjithsesi Basha ka deklaruar se sot do t’i bëjë publikë emrat e delegatëve që kanë marrë pjesë në Kuvendin e PD-së.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 pallati i kongreseve kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 pallati i kongreseve

Sondazh

Poll