Politike

VD-Kadilli-Bashës: Je humbës, largohu që tani! Do t’i bësh nder Partisë Demokratike

18 Dhjetor 2021, 16:24 Nga DOSJA
VD-Kadilli-Bashës: Je humbës, largohu që tani! Do t’i

TIRANË – Ish-kandiati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike se kreu aktual i PD-së Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pasi ka dështuar në 4 palë zgjedhje. Në Kuvendin e sotëm që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, Kadilli u shpreh se Basha me dorëheqjen e tij do t’i bënte nder partisë për të fituar në të ardhmen. Sipas tij, nuk mjafton as pengimi i rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD-së.


“Imagjinoni një vend që humbet 4 palë zgjedhje dhe për herë të tretë rri në opozitë. Imagjinoni një parti që ka dështuar në çdo ndërmarrje. Imagjinoni një parti që nuk bën analizë. Drejtuesi i saj humbet 4 zgjedhje. Pas humbjes së katërt, drejton ende partinë, sikur s’ka ndodhur asgjë. A do të mendonit që kjo histori ka ndodhur në një vend perëndimor modern? Mendoni të ketë një konflikt brenda dhe udhëheqësit i kërkohet të shkarkohet nga shumica. Udhëheqësi kundërpërgjijet me shkarkime e skarcime, çfarë do mendoni për këtë udhëheqës? Nuk është autokrat. Ju keni një tjetër tregim. Është tregim që mbushet me iluzione dhe gënjeshtra. Gënjeshtra e parë që i tregoni vetes është se kriza nisi në 9 shtator se Berisha u prek. I harruat ditët muajt kur kriza ishte brenda. Lëvizje e Berishës ndezi fitilin e pakënaqësisë. Nëse duhet një ditë është 26 prill, është kur Basha nuk dha dorëheqjen. Në 26 prill zgjodhi të bëjë një parti pa ambicie. Udhëhiqet nga një njeri që nuk e ka problem humbjen. Mund të ekzaltoni veten se po bëni ndryshme, jemi në prag të ndarjes. çfarë do të ndodhë me të nëse mbetemi të verbër? Janë të interesuar të marrin atë copë të vogël .Do ishte fatal. Ka vetëm një mundësi, dorëheqja e Lulzim Bashës dhe moskandidimi i Berishës. Ikja juaj, është e vertmja mundësi që të mos kthehet në parti Berisha”, u shpreh Kadilli,

LAJMI KRYESOR: LIVE-Basha zhbën vendimet e Berishës, ish-kryeministri jashtë strukturës drejtuese

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike fatbardh kadilli kuvendi i 18 dhjetorit perplasje ne partine demokratike fatbardh kadilli kuvendi i 18 dhjetorit perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll