Art&Argëtim

Motra e Arjola Demiri “sulmon” aktoren”: 13 vjet artiste dhe askush s’të njeh…

16 Dhjetor 2021, 20:48 Nga DOSJA

TIRANË- Motra e Arjola Demiri, Elisa Demiri ka reaguar ndaj postimeve të aktores së portokallisë Renada Çaci kundër Arjolës.

Elisa Demiri  ka reaguar ashpër, duke shpërthyer në ofendime për aktoren. Krahas një fotoje të Ursulës, “shtrigës së detit” nga filmi vizatimor “Sirena e vogël” , ajo e ka quajtur Renadën shëmtaraqe të vogël dhe xheloze mediokër.

“13 vjet *artiste *dhe askush stë njef. Ajo që bën më mirë është veç që ‘lef’. Kështu shkruan ajo, duke theksuar se po kërkon thjesht fame në lojën e motrës së saj në “Big brother”. Gjithashtu, Elisa ka shprehur edhe një herë krenarinë për motrën e saj, të cilën e quan “luaneshë”.

Ky reagim vjen fill pas postimeve të shumta të aktores ku duket se mbështetë Donaldin, e jo Arjolën për debatet e shumta që kanë patur në “Big Brother VIP”. Ajo ndan skenën në “Portokalli” me Arjolën, por nuk e kurseu aspak ironinë kolegen e saj.

(A.T/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz arjola demiri bbv big brother albania big brother vip elisa demiri renada caci arjola demiri bbv big brother albania big brother vip elisa demiri renada caci

Sondazh

Poll