Art&Argëtim

Do të festonin 1 vit të martuar, bashkëshorti kujton Hueyda El Saied: Ditë speciale

18 Dhjetor 2021, 16:35 Nga DOSJA
Do të festonin 1 vit të martuar, bashkëshorti kujton Hueyda El

LUKSENBURG– Thierry Grosjean, bashkëshorti i të ndjerës Hueyda El Saied, i ka dedikuar një postim në një ditë të rëndësishme për ta. Sot, ata do të festonin 1 vjetorin e martesës, por edhe pse artistja shqiptare ka ndërruar jetë, Grosjean e ka kujtuar me një postim. Ai ka publikuar një kolazh me momentet më të mira nga ceremonia martesore, krahas së cilës ka shprehur dashurinë që ka për të.

“Hueyda dashuria ime, faleminderit që je gjithmonë në zemrat tona. Sot është një ditë speciale, ne festojmë përvjetorin e parë të martesës. Kështu që gëzuar ylli jonë, na mungon thellësisht shumë, por kemi një zemër të madhe për ty. Të duam shumë dashuria ime. Gabriel dhe Thierry”, ka shkruar ai.

Hueyda El Saied u nda nga jeta më 23 nëntor në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz hueyda el saied vdes hueyda el saied hueyda el saied vdes hueyda el saied

Sondazh

Poll