Art&Argëtim

FOTO / Fjoralba tregon gjendjen e saj dhe të Argjirës pas historisë së Einxhel

18 Dhjetor 2021, 13:34 Nga DOSJA
FOTO / Fjoralba tregon gjendjen e saj dhe të Argjirës pas

TIRANË – Mbrëmjen e djeshme të “Big Brother VIP Albania”, njëra prej konkurrenteve, Einxhel tregoi gjatë spektaklit historinë e saj të dhimbshme të cilën e ka patur të vështirë ta ndajë me të gjithë banorët.

Ajo ndau me publikun se që prej vitit 2017, jeta saj ndryshoi si rrjedhojë e sëmundjes së mamasë së saj. Kjo sëmundje e bëri të mos dëshironte as të dilte jashtë dhe të bënte foto apo video, për shkak të problemeve me Parkinsonin.Momenti preku të gjithë banorët, publikun por edhe vetë Arbanën.

Ndërkohë, dy shoqet e ngushta të Einxhel, Fjoralba dhe Argjira kanë qarë pafund së bashku me të. Vajzat kanë publikuar në story të “Instagram” bisedën e tyre gjatë emisionit të mbremshëm, ku janë përfshirë emocionalisht dhe kanë shpërthyer në lot.

“Si je me shikimin sot @argjiraspanca”, ka shkruar Fjoralba në foto ku duket ajo dhe Argjira duke qarë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz argjira spanca einxhel shkira fjorabla ponari argjira spanca einxhel shkira fjorabla ponari

Sondazh

Poll