Art&Argëtim

Oni Pustina nuk ndalet, ka akoma disa fjalë për Ilir Shaqirin: E komentova sepse…

17 Dhjetor 2021, 19:33 Nga DOSJA

TIRANË– Vazhdojnë akuzat për balerinin Ilir Shaqiri. Modeli shqiptar, Oni Pustina ka reaguar sërish pas komentit negativ të lënë për banorin e shtëpisë së “Big Brother Albania”, duke shkruar tanimë në faqen e tij zyrtare se ka qenë Iliri, personi që ka komentuar jetën e tij. Ndaj dhe ka ardhur reagimi i ashpër në rrjete sociale.

Se na çatë *** me komentet , unë xheloz, unë leshi, unë preshi. E komentova legenin sepse në vend që të merret me konkurrentët që ka aty, shkon dhe dërdëllis për mu dhe jetën time. Dhe e bën me stilin e tij prej….Ça ke mor rob zoti?! Shif jetën tënde se time n e shof vetë…,”-shkruan Pustina. 

Në komentin e lënë disa ditë më parë, Oni shkruante se Iliri ka një jetë që xhelozon shqiptarët e suksesshëm në Itali dhe se përpiqet përmes intrigave që të jetë në nivelin e tyre. Mirëpo kjo deklaratë nuk u prit mirë nga gruaja e balerinit shqiptar.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip ilir shaqiri oni pustina big brother vip ilir shaqiri oni pustina

Sondazh

Poll