Art&Argëtim

Zoe Lister-Jones ngre akuzat: Chris Noth ka bërë sjellje të papërshtatshme seksuale

17 Dhjetor 2021, 18:02 Nga DOSJA
Zoe Lister-Jones ngre akuzat: Chris Noth ka bërë sjellje të

SHBA- Aktori Chris Noth është duke u përballur me akuza për ngacmim seksual ndaj grave. Mediat e huaja raportojnë se aktori i ‘Sex and the City’ ka shfaqur sjellje të papërshtatshme seksuale edhe me aktoren Zoe Lister-Jones. Ka qenë vetë aktorja e cila ka ndarë me ndjekësit një postim në Instagram ku tregon një moment ngacmimi nga Noth.

“Në të njëzetat e mia kam punuar në një klub në NY që zotëronte Chris Noth dhe në disa raste që ai shfaqej, ai kishte vazhdimisht sjellje të papërshtatshme seksualisht me një tjetër femër, përveç meje. Ai ishte i dehur në xhirime. Në një moment ai m’u afrua, më nuhati qafën dhe më pëshpëriti: Ti mban erë të mirë. Unë nuk thashë asgjë,“-shkruan ajo në postimin e saj.

 Aktori i ‘Sex and the City’ akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy gra pa pëlqimin e tyre në vitin 2004 dhe 2015. 

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll