Bota

Merkel në supermarket, ‘dorëlëshuar’ para sallamit spanjoll, paguan 34 euro

17 Dhjetor 2021, 12:09 Nga DOSJA
Merkel në supermarket, ‘dorëlëshuar’ para sallamit

GJERMANI– Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel është fotografuar në supermarketin e saj të preferuar në Berlin, duke blerë sallam. Sipas gazetës gjermane “Bild” Merkel është parë teksa bënte pazar në supermarketin “KaDewe”.

Por sallami që ajo preferoi nuk është gjerman, por spanjoll, i gjatë dhe i shtrenjtë që kushton plot 34.8 euro.

Sallami i blerë nga Merkel njihet si ‘chorizo’ ​​spanjolle dhe është bërë nga mishi i derrit i copëtuar me yndyra e derrit, e tymosur dhe me kripë. Karakterizohet si pikante ose e ëmbël, në varësi të llojit të specit të tymosur të përdorur.

Duket se ajo nuk ka asnjë problem financiar duke pasur parasysh se, për 16 vite në Kancelarinë gjermane, paga e saj mujore ishte 25,000 euro, plus 10,000 euro në muaj. Ndërsa tani sipas Shoqatës Gjermane të Tatimpaguesve, pensioni i saj mujor është 15,000 euro.

Burimi: Protothema.gr

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota angela merkel angela merkel

Sondazh

Poll

Bota 17 Dhjetor 2021, 09:50

Festat e fundvitit nën hijen e Omicronit

SHBA – Derisa varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po përhapet shpejt në të dyja anët e Atlantikut, amerikanët dhe evropianët po hyjnë në sezonin e fes...