Bota

Haradinaj ka dy kërkesa për kryeministrin Albin Kurti: Të paguajë…

17 Dhjetor 2021, 11:59 Nga DOSJA
Haradinaj ka dy kërkesa për kryeministrin Albin Kurti: Të

KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shfaqyr dy kërkesa për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Mediat vendase raportojnë se Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që çdo ditë pune ta fillojë me një vizitë bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, në Korportatën Energjetike të Kosovës, shkaku i situatës energjetike në vend.

Kërkesa tjetër e Haradinajt drejtuar Kurtit ka qenë që kostoja e importit të rrymës të paguhet nga buxheti i këtij viti. Kërkesa e dytë është të paguajë koston e importit nga buxheti I këtij viti e të mos e bartë në buxhetin e vitit tjetër, sepse krijon pengesa të mëdha ne buxhetim të projekteve të tjera.

“I bëj apel Kurtit që të ndërmerr dy veprime menjëherë. Njëri është që ta filllojë çdo ditë pune në KEK, bashkë me Ministren, pra çdo ditë ta heq nga agjenda një takim protokollar, dhe çdo ditë ta filloj ditën në KEK, gjatë gjithë dimrit dhe i dyti që ta paguajë koston e importit për këtë vit, nga buxheti i këtij viti e të mos e bartë në buxhetin e vitit tjetër, sepse duke u bartë kostoja krijon pengesa të mëdha ne buxhetim të projekteve të tjera”, -ka deklaruar Haradinaj.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti ramush hajradinaj albin kurti ramush hajradinaj

Sondazh

Poll

Bota 17 Dhjetor 2021, 09:50

Festat e fundvitit nën hijen e Omicronit

SHBA – Derisa varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po përhapet shpejt në të dyja anët e Atlantikut, amerikanët dhe evropianët po hyjnë në sezonin e fes...