Politike

Basha e akuzoi për ’97 dhe 21 janarin, Berisha: Lexoi ç’i çoi Rama me Endri Fugën

16 Dhjetor 2021, 20:49 Nga DOSJA
Basha e akuzoi për ’97 dhe 21 janarin, Berisha: Lexoi

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha për 21 janarin, ku u vranë 4 protestues. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Berisha ka thënë se përgjegjës për “21 janarin” është Basha bashkë me Ramën. Ai ka thënë se në 21 janar ka qendruar në zyrën e tij, ndërsa për Bashën tha se nuk e di se ku ka qenë. Për akuzat e ngjarjeve në vitin 1997, lideri historik i PD-së tha se Basha ka lexuar atë që i ka servirur Edi Rama dhe Endri Fuga.

Biseda: 

Fevziu: Di ndonjë gjë për zoti Basha për 21 Janarin që ne nuk e dimë?

Berisha: Basha është bërë bashkë me zotin Rama për 21 Janarin. Meqë jemi këtu do them. Ka një përcaktim të kryetares së OSBE-së në atë kohë që ajo ishte axhendë pushteti, është zyrtare. Ka një fakt tjetër. Sali Berisha ka qenë jashtë zyre duke drekuar me ambasadoren e Republikës Federale Gjermane dhe është kthyer në zyrën e tij dhe nuk ka lëviz nga zyra asnjë moment. Ka një fakt tjetër që zyra e tij është qëlluar me plumba dhe ai ka qëndruar në zyrë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di.

Fevziu: Ka qenë Ministër i Brendshëm…

Berisha: Është bërë skllav dhe peng i Edi Ramës dhe tregon narrativën e tij.

Fevziu: Ka ndonjë gjë që ne nuk e dimë dhe zoti Basha mund të na e thotë lidhur me 21 Janarin?

Berisha: Çfarë kam dit unë e kam thënë. 97? Lexoi ça i çoi Edi Rama me Endri Fugën

(I.A;k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 21 janari lulzim basha sali berisha 21 janari lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll