Politike

A do bëjë një PD të dytë? Berisha i prerë: Kurrë!

16 Dhjetor 2021, 22:30 Nga DOSJA
A do bëjë një PD të dytë? Berisha i prerë:

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përjashtuar çdo mundësi për krijimin e një partie të dytë. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Berisha ka thënë se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë, duke e cilësuar “Foltoren” si revolucion.

Biseda:

Mentor Kikia: Jeni përgatitur për të krijuar një Parti të re Demokratike nëse çështja për trashëgimin e vulës, simboleve dhe historisë së PD-së të shkojë në Gjykatë dhe Gjykata është ajo në fund të fundit që vendosë se kush do të ketë të drejtën e marrëdhënies zyrtare me partinë të vendosur të Bashës?

Sali Berisha: Ky është një revolucion, i cili….

Blendi Fevziu: A do të ketë një moment kur Berisha do të largohet nga PD-ja dhe do të krijojë një PD të dytë?

Sali Berisha: Kurrë! Harrojeni! Ky është një revolucion, ka disa tipare, e kam udhëhequr njëherë dhe tani jam prapë në fushë. Tiparet e tij janë këto: Njëherë e udhëheq ti, njëherë të udhëheq ai, por ai për t’u ndalur, nuk ndalet, absolutisht. Ata që mendojnë se ndalet revulucioni, ata gabojnë shumë rëndë.

Mentor Kika: Të lutem, nuk jemi në foltore këtu.

Sali Berisha: Tani, vijmë te Lulzim Basha, Lulzim brava tha që firmat nuk janë, pastaj Kuvendi nuk është, kjo quhet sindorma e mohimit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike pd sali berisha pd sali berisha

Sondazh

Poll