Politike

Si u zhduk 17 vjet dashuri? Berisha: Bashën s’e mbështeta kurrë personalisht…

16 Dhjetor 2021, 21:05 Nga DOSJA
Si u zhduk 17 vjet dashuri? Berisha: Bashën s’e mbështeta

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar më shumë lidhur me marrëdhënien e tij me kryedemokratin Lulzim Basha, e cila ka nisur që prej vitit 2005. Në studion e emisionit “Opinion”, Berisha tha se që prej vitit 2017 ai kishte kërkuar dorëheqjen e tij, duke shtuar se as nuk e kishte mbështetur Bashën as në fushatën e vitit 2017.

PJESË NGA BISEDA:

Berisha: Basha ka përmbushur të gjitha misionet që i kam ngarkuar. Vizat ia ka hequr vendit Angela Merkel. Kishte spekticizëm. Unë i thashë të vij një ekip dhe të kontrollojë kriteret. Ajo dërgoi shefin e Policisë Federale. Ajo u surprizua për mirë. Kishte një përpjekje që të mos hiqeshin vizat. Raporti me Bashën. Më thotë presidenti i një vendi mik, një vend po lobon për Bosnjen. Aty stopova.

Fevziu: Si u bë dhe 17 vjet dashuri?

Berisha: I kam kërkuar dorëheqjen në vitin 2017. Mbështetja s’ka qenë kurrë personale për të. Unë mbështes qëllime dhe objektiva. Si kam dhënë mbështetje elektorale në vitin 2017. Pse? Sepse i futi thikën zgjedhësve. I kam thënë që ti firmose humbjen. U ngjitëm në 47.6% dhe po ecnim. Edi Rama e pa dhe tha është çun i mirë dhe i tha që do bëjmë bashkëqeverisje. E këtij i hyri në qejf. Iu përveshën Ilir Metës. Unë i thashë që i fute thikë korpusit të votuesëve dhe pas zgjedhjeve i kërkova dorëheqje. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll