Bota

Vullkani në La Palma, pamjet nga hapësira tregojnë shtëpitë e mbuluara nga hiri

16 Dhjetor 2021, 12:35 Nga DOSJA
Vullkani në La Palma, pamjet nga hapësira tregojnë

SPANJË Ishulli spanjoll La Palma është mbuluar nga hiri i zi teksa vullkani Cumbre Vieja për disa muaj me radhënuk ka të ndalur, duke shpërthyer vazhdimisht.

Sipas The star, më shumë se 7.000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ku më shumë se 2.800 objekte janë shkatërruar. E pasi ditëve të fundit ka pasur më pak shpërthime nga ky vullkan, janë realizuar pamje nga ajri që tregojnë gjendjen reale në këtë vend. Ky është shpërthimi më i gjatë i vullkanit në La Palma dhe i treti në 100 vitet e fundit.

Vullkani Cumbre Vieja në Ishujt Kanarie pranë Afrikës veriperëndimore “ra në heshtje” të hënën në mbrëmje dhe shkencëtarët thanë se aktiviteti i tij rreth 36 orësh mund të sinjalizojë  fundin të shpërthimit. Shkencëtarët nuk do të përjashtojnë një rigjallërim të aktivitetit vullkanik, i cili më parë u zvogëlua vetëm për t’u kthyer me forcë të përtërirë, por thonë se nuk ka gjasa që të ndodhë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota foto galeri shperthen vullkani ne spanje vullkani la palma vullkani ne spanje shperthen vullkani ne spanje vullkani la palma vullkani ne spanje

Sondazh

Poll