Bota

DETAJE nga vrasja e gazetares në Maltë: Bomba që u përdor erdhi nga Shqipëria

16 Dhjetor 2021, 11:53 Nga DOSJA
DETAJE nga vrasja e gazetares në Maltë: Bomba që u përdor

MALTADetaje të reja janë zbuluar nga vrasja e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia. Ka qenë djali i gazetares malteze, i cili ka thënë se bomba që u përdor pë të vrarë nënën e tij erdhi nga Shqipëria.

“Unë besoj se në Shqipëri krimi i organizuar nuk po hetohet ashtu siç duhet. Me shumë gjasa, bomba që u përdor për të hedhur në erë mamanë time erdhi nga Shqipëria. Këtë po thonë hetuesit atje. Njerëzit që sollën bombën ishin pjesë e një rrjeti droge që përfshin njerëz në Itali dhe në Shqipëri. Nëse njëri nga vendet nuk po bën punën e tij, kjo ndikon në sigurinë edhe të vendeve të tjera. Kjo ka pasur pasoja për Maltën, pasi është futur në listën gri për mosluftim të korrupsionit”,– tregoi MattheW, i ftuar në emisionin A2.

“Mamaja ime ishte gazetare prej 30 vjetësh. Unë isha 2 vjeç kur ajo nisi të punojë si gazetare. Që në fillim, ajo ishte duke shkelur disa kufij, pasi ishte e pazakontë për një grua që të merrej me gazetari në Maltë në atë kohë dhe të shprehte opinionet e saj. Ajo theksonte pavarësinë e saj si individ. Kjo është që e bëri atë një kërcënim për njerëzit që nuk donin të jepnin llogari. Statusi, paratë, nuk i interesonin asaj, kjo e bënte atë të qëndronte e pavarur. Ajo dhunë kishte një qëllim, të dërgonte një mesazh tek të tjerët,”- shtoi ai në deklaratën e tij.

Vrasja e gazetares Caruana Galizia nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinë pasi ajo doli nga banesa e saj më 16 tetor 2017 tronditi të gjithë Bashkimin Evropian.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bomba erdhi nga shqiperia daphne caruana galizia bomba erdhi nga shqiperia daphne caruana galizia

Sondazh

Poll