Bota

Vrasja e Ivanoviç/ Dëshmitari ka frikë të flasë për grupet kriminale në veri

16 Dhjetor 2021, 11:45 Nga DOSJA
Vrasja e Ivanoviç/ Dëshmitari ka frikë të flasë

KOSOVË- Dëshmitari i rastit në gjykimin për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç është frikësuar. Mediat vendase raportojnë se pjesëtari i Policisë së Kosovës nga veriu teksa po dëshmon ka nguruar të flasë për grupet kriminale në veri.

Ai u pyet nëse ka ndonjë grup kriminal në veri të Kosovës. Dëshmitari pohoi, por nuk tregoi më shumë, me arsyetimin se nuk e di se kush i drejton ato grupe kriminale. Ai refuzoi të flasë për emrat e drejtuesve të grupeve kriminale për arsye sigurie. Dëshmitari tha se e njihte Oliver Ivanoviçin për 30 vjet dhe se ishin miq, por sa i përket vrasjes ai u shpreh se ishte në punë në pjesën jugore të Mitrovicës.

Oliver Ivanoviç u vra më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicë. Marko Roshiç, Nedelkjo Spasojeviç, Dragisha Markoviç, Zharko Jovanoviç, Silvana Arsoviç dhe Rade Basara akuzohen për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal të lidhur me vrasjen e Ivanoviqit.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni oliver ivanoviç vrasja e oliver ivanoviç oliver ivanoviç vrasja e oliver ivanoviç

Sondazh

Poll