Bota

E RËNDË/4 fëmijë humbin jetën në Australi,ngrihen në ajër nga ‘Kështjella’ plastike

16 Dhjetor 2021, 07:15 Nga DOSJA
E RËNDË/4 fëmijë humbin jetën në Australi,ngrihen

AUSTRALI- Katër fëmijë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar rëndë pasi një kështjellë me ajër shpërtheu në një shkollë fillore në Australi. Mediat e huaja raportojnë se fëmijët ranë rreth 10 metra pasi era ngriti një kështjellë plastike në ajër. Kështjella po përdorej me rastin e një feste që ishte organizuar për festat e fundvitit në shkollë.

Sipas informacioneve, dy vajza dhe dy djem, të gjithë në klasën e 6-të, humbën jetën në tragjedinë në shkollën fillore ‘Hillcrest në Devonport’.

Policët ndodhen në vend ngjarje, mirëpo është ende e paqartë se sa fëmijë po luanin në kështjellën plastike kur ajo u ngrit në ajër. Deri tani pesë fëmijë të tjerë janë në spital dhe katër në gjendje kritike.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota 4 femije kan humbur jeten tragjedi ne australi 4 femije kan humbur jeten tragjedi ne australi

Sondazh

Poll