Aktualitet

Shpërblime deri në 150 milionë lekë! VENDIMI, sa do përfitojnë sportistët elitarë

16 Dhjetor 2021, 08:38 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi lajmëroi ditën e djeshme pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ndryshimet në ligj për shpërblimet e sportistëve elitarë që përfaqësojnë Shqipërinë në kampionate ndërkombëtare. Sipas ministres, tashmë të gjithë sportistët elitarë të peshëngritjes do të shpërblehen njësoj sipas rregulloreve ndërkombëtare.

‘PanoramaSport’, ka ndarë shifrat që do të marrin sportistët pas Vendimit të Këshillit të Ministrave. Në tabelë thuhet se dygarëshi do të paguhet në vlerën 30%, ndërsa stilet e shtytjes dhe shkëputjes do të shpërblehen të plota sipas shumave që parashikon ligji.

Briken Calja do të shpërblehet e vlerësohet njësoj si peshëngritësit e tjerë europianë e botërorë. Por jo vetëm Brikeni, por dhe Erkand Qerimaj e të tjerë që muajt e fundit na kanë nderuar në kampionate europiane”, tha ministrja Kushi para gazetarëve ditën e djeshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore sport evis kushi evis kushi

Sondazh

Poll