Bota

VD/Babai qëllohet për vdekje me thikë teksa varte dritat e Krishtlindjeve me vajzën

16 Dhjetor 2021, 09:05 Nga DOSJA
VD/Babai qëllohet për vdekje me thikë teksa varte dritat e

SHBA – Çicago e Shteteve të Bashkuara është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku babai i tre fëmijëve u qëllua për vdekje me thikë teksa varte dritat e Krishtlindjeve jashtë shtëpisë bashkë me vajzën e tij. Jose Tellez, 49 vjeç, u sulmua nga dy burra dhe pësoi gjakderdhje të madhe teksa fqinjët dëgjuan të bërtiturat e vajzës së tij. Policia po heton vdekjen, por të vetmet detaje që ka dhënë për sulmuesit deri më tani është se ata ishin dy burra dhe nuk është bërë asnjë arrestim.


“I thashë të merrte një batanije për ta vendosur në kokë. Kishte shumë gjak. Zoti Tellez ishte ende duke marrë frymë dhe bëra gjithçka që munda për të ndihmuar burrin derisa të vinte ambulanca.”, tha një fqinje të 49-vjeçarit, e cila ishte gjendur në vendin e ngjarjes menjëherë sapo kishte ndodhur.

Një fqinj tjetër, Silverio Nodal tha se ai e njihte Tellez, i cili ishte me origjinë nga Meksika, për 10 vjet dhe tha se ai ishte një “njerëz i familjes, një djalë punëtor”.

Marrë nga nypost.com

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota pema e krishtlindjeve vrasje ne shba pema e krishtlindjeve vrasje ne shba

Sondazh

Poll