Aktualitet

Sulmet ndaj KZAZ-ve në Tropojë e Kukës, ndalohen dy persona të shpallur në kërkim

22 Qershor 2019, 08:12 Nga DOSJA
Sulmet ndaj KZAZ-ve në Tropojë e Kukës, ndalohen dy persona

TROPOJË- Dy persona janë ndaluar nga policia, pasi ishin shpallur në kërkim pas sulmveve në dy prej KZAZ-ve në Tropojë dhe Kukës.

Të ndaluarit janë shtetasit me iniciale G.B., 38 vjeç, banues në Dojan të Tropojës dhe L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

Tashmë mbi ta rëndon akuza për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, ”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” ,”Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative” , “Organizim i paligjshëm i tubimeve”, dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Më 19 qershor mbështetës të Partisë Demokratike janë përplasur me forcat policore dhe kanë hyrë me forcë në ambientet e KZAZ-ve. Ata kërkuan të marrin materialet zgjedhore në mënyrë që të mos realizohen zgjedhjet më 30, duke shënuar tensione mes mbështetësve dhe forcave policore në Kukës e Tropojë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndalohen 2 persona tensione ne tropoje zbrazja e kzaz-ve te votimit ndalohen 2 persona tensione ne tropoje zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll