Art&Argëtim

Mos u sikletosni më! WhatsApp tani iu lejon të dëgjoni PARAPRAKISHT mesazhin zanor

14 Dhjetor 2021, 20:08 Nga DOSJA
Mos u sikletosni më! WhatsApp tani iu lejon të dëgjoni

TIRANË– Pavarësisht nëse është një histori gazmore apo një njoftim i rëndësishëm, shpesh ka raste kur është më e lehtë të dërgosh një mesazh zanor sesa një mesazh të shkruar në WhatsApp.

Mesazhet standarde zanore dërgohen automatikisht pasi t’i regjistroni ato, kjo mund të sjellë ndodhi të sikletshme, pasi jeni të detyruar të ridërgoni regjistrimin tuaj. Por risia e radhës duket se është gati pasi WhatsApp ka lançuar një modifikim të ri.

“Tani mund të dëgjoni paraprakisht mesazhin tuaj zanor në WhatsApp përpara se ta dërgoni, ideale për ato momente kur doni ta çoni mesazhin tuaj ashtu siç duhet,’-thuhet në njoftimin zytar.

Që nga lansimi në 2013, mesazhet zanore janë bërë një nga funksionet më të njohura të WhatsApp në mbarë botën.

Marrë nga Dailymail

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete kuriozitete whatsapp whatsapp

Sondazh

Poll