Art&Argëtim

Adriana Matoshi publikon foton e parë pas operacionit: Ma bëni hallall…

14 Dhjetor 2021, 18:26 Nga DOSJA

KOSOVË – Aktorja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Adriana Matoshi ka publikuar një foto ditën e sotme ku ka treguar gjendjen pas operacionit për të hequr masën tumorale që iu rishfaq në kokë. Ajo ka postuar një foto e shtrirë në shtrat ku edhe po vazhdon trajtimin mjekësor, teksa falënderoi të gjithë ata që po interesohen për shëndetin e saj. Aktorja i kërkon ndjesë kujtdo që nuk arrin t’i kthejë përgjigje por u lutet ta mirëkuptojnë në situatën që ndodhet.

“Faleminderit që po me shkruani e po me thirrni me më pyet për shëndetin. Më shumë po rri duke fjetur, duke pushuar, shumë pak në telefon edhe është e pamundur me i hap krejt mesazhet. Ma bëni hallall! E di që më kuptoni edhe nga brendësia e shpirtit iu jam mirënjohës e shumë falënderuese. Zoti ju ruajt e ju dashtë”, ka shkruar aktorja në rrjetin social Instagram.

Adriana Matoshi u operua në një spital në Tiranë dy javë më parë për shkak se tumori iu shfaq pas nëntë vitesh. Rasti i saj shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale dhe të gjithë e mbështetën dhe i dhanë kurajo se do ia dilte mbanë madje në Kosovë u marshua për nder të saj.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz adriana matoshi flet adriana matoshi semundja e adriana matoshit adriana matoshi flet adriana matoshi semundja e adriana matoshit

Sondazh

Poll