Aktualitet

“FSHESA”/ Shkarkohen mbështetësit e Berishës, ‘Rithemelimi’: S’ka vlerë juridike

14 Dhjetor 2021, 18:46 Nga DOSJA
“FSHESA”/ Shkarkohen mbështetësit e Berishës,

TIRANË– Ka nisur përplasja mes Partisë Demokratike. Sot, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka njoftuar shkarkimin nga detyra të disa krerëve të degëve të PD në Tiranë, por edhe në rrethe, duke mos kursyer as sekretarët e degëve. Deri më tani në zyrë u ka shkuar fletushka, sekretarës së degës së PD nr.9 në Tiranë, Eda Grimci. Ndërkohë që është kërkuar largimi edhe i kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Fushë Krujë, Agron Loka. Ndërsa emrat e tjera që kanë marrë vendimin për shkarkimin janë edhe kryetari i degës nr.3 në Tiranë, Gëzim Demushi dhe sekretarja e degës nr.11, Dava Marku. Pas vendimit të Bardhit, ka ardhur një reagim zyrtar edhe nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, të cilët u kërkojnë të gjithë të “prekurve” që të injorojnë dokumentet që vijnë nga Bardhi. Ndërsa pretendojnë se shkesat e Bardhit sipas tyre nuk kanë asnjë vlerë juridike pasi edhe ai është shkarkuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Deklarata:

Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e sekretarëve në disa degë të PD! Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike. Kultura e perjashtimit ka marrë fund! Vetëm të bashkuar do mund të FITOJMË!

Por si ka përfunduar çështja deri në këtë pikë?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Gjithashtu u ngrit edhe një grup Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme.

Pikërisht ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, duke përjashtuar dje nga një mbledhje nga Këshilli Kombëtar i PD-së, të gjithë mbështetësit e Berishës, duke i zëvendësuar të gjithë anëtarët e Kryesisë. Por kundërpërgjigja e vendimit të Bashës, erdhi sot, me hyrjen në PD të Berishës dhe mbështetësve të tij. Lufta mes palëve ka nisur, por nuk dihet përfundimi…

SHIKO EDHE KËTË:

‘Spastrimi’ i mbështetësve të Berishës, sekretarja e njësisë 9: S’e dorëzoj detyrën

Bardhi e shkarkoi nga posti, Agron Loka: S’e njoh asnjë vendimin, e kemi shkarkuar

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gazment bardhi komisioni i rithemelimit te pd perplasje ne partine demokratike gazment bardhi komisioni i rithemelimit te pd perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll