Aktualitet

Zbulohet shkaku i përmbytjeve në Vlorë? Haki Çako: Investimi në autostradë!

14 Dhjetor 2021, 15:44 Nga DOSJA
Zbulohet shkaku i përmbytjeve në Vlorë? Haki Çako:

TIRANË – Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako tregoi se janë përmbytur 1200 ha tokë dhe 32 banesa për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve që prekën qarqet Vlorë dhe Fier. Në një intervistë për “TV Klan”, Çako tregoi se shkak për përmbytjet janë bërë investimet në autostradën Fier-Vlorë dhe në urën mbi lumin Vjosë. Sipas kreut të AKMC, investimi ka penguar rrjedhën e lumit, duke shkaktuar edhe përmbytjet.

“Reshjet intensive përfshinë gjithë vendin, por me intesitet të madh në pjesën veriore të Greqisë çka ndikon në rritjen e kuotave të lumit Vjosa. Janë banesa që kanë qenë të ekspozura dhe kanë pasur prezencë uji. Duhet theksuar që këto banesa janë nën rrezen e argjinaturës. Ka edhe një problematikë tjetër që po e vlerësojmë lidhur me investimin që është bërë në autostradën e re Fier –Vlorë dhe në urën e lumit Vjosa, pasi ai investim ka dalë jashtë projekti, ka penguar dukshëm vazhdimin e rrjedhës së lumit,”- përfundoi drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ndërkohë që shtoi se në zonë po bëhet edhe vlerësimi i dëmeve, edhe pse në prononcimet e tyre në mediat, banorët pretendojnë të kundërtën.

“Tashmë është hequr uji në të gjithë sipërfaqen dhe po bëhet vlerësimi i dëmeve. 1200 ha të përmbytura dhe 32 familje që kanë pasur prezencë të shtuar uji dhe janë evakuar nga të dyja krahët, qoftë në fshatin Ferras, qoftë edhe në Novoselë,”- tha ndër të tjera Çako.

Por gjatë përmbytjeve, zyrtarë të lartë të vendit, përfshirë edhe vetë ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, kanë pretenduar se kishin marrë të gjitha masat për përmbytjet, duke përfshirë edhe forcimin e argjinaturës në urën e Mifolit, që sipas tyre parandaloi përmbytjen e një sipërfaqe më të madhe. Por mesa duket problemi është tek kompania kontratuese që ka ndërtuar rrugën. Ndërkohë që mbetet e paqartë nëse ka nisur ekspertiza për të përballur me drejtësinë personat përgjegjës, që kanë shkaktuar një dëm të tillë, duke rrezikuar edhe jetët e njerëzve.

(k.m./d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet haki cako lumi vjosa del nga shtrati permbytjet ne vlore haki cako lumi vjosa del nga shtrati permbytjet ne vlore

Sondazh

Poll