Aktualitet

ME FOTO: S’është në burg! Pamje nga vendi ku jeton Adriatik Llalla në Itali

14 Dhjetor 2021, 21:15 Nga DOSJA
ME FOTO: S’është në burg! Pamje nga vendi ku jeton Adriatik

ITALI– Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llala, i dënuar me burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, jeton në Itali, ku edhe ka kërkuar azil politik. “Report Tv” ka siguruar pamje nga ndërtesa ku ai jeton në një lagje në kryeqytetin italian, në Romë. Ndërsa Llalla qëndron në godinë, nga ana e autoriteteve italiane i është mbajtur pasaporta, në mënyrë që ai mos të ketë mundësi që të dalë jashtë Italisë për t’i shpëtuar drejtësisë.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llala është vënë në pranga në Romë të Italisë dy muaj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar. Llalla prendohej se qëndronte në qelinë e vendit fqinj, në pritje të procedurave që do të bëjnë të mundur ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ndërkohë ka kërkuar edhe azil.

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Por me pretendimin se vuante nga një sëmundje e rëndë Llalla nuk mori pjesë në seancën e shpalljes së vendimit, por në fakt kishte braktisur Shqipërinë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla ne rome itali adriatik llalla adriatik llalla ne rome itali

Sondazh

Poll